Ndërlidhjet

Vdes lideri spiritual, Satia Saj Baba


Një nga liderët spiritual më të njohur, Satia Saj Baba ka vdekur në moshën 85 vjeqare. Ai vdiq pas problemeve më zemër.

Besohet se Sai Baba kishte miliona përkrahës në të gjithë botën, në mesin e të cilëve edhe politikanë, biznismen dhe persona tjerë të njohur.

Raporthet se ai kishte bërë mrekullira, ndërsa jo pak prej përkrahësve të tij e konsideronin atë Zot.

Organizata e tij ka ndërtuar shkolla e spitale, mirëpo Sai Baba ishte i përfshirë edhe në disa ngjarje kontraverze pasi është akuzuar se ka falsifikuar mrekullitë e tij si dhe ka abuzuar seksualisht.

Varrimi i tij pritet të bëhet javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG