Ndërlidhjet

Siri: Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr në qytetin Dera


Forcat e sigurisë së Sirisë, të mbështetura nga makinat e blinduara, kanë hyrë në qytetin jugor Dera, gjatë natës dhe kanë hapur zjarr, raporton rrjeti televiziv, Al-Xhazira.

Nga ana tjetër, televizioni Arabia, ka raportuar për vrasje në këtë qytet, por nuk ka dhënë detaje.

Qyteti Dera ishte vend i fillimit të protestave kundër pushtetit të presidentit, Bashar al-Asad, para pesë javësh.
XS
SM
MD
LG