Ndërlidhjet

Jemen: Trupat sulmuan protestuesit



Forcat e sigurisë së Jemenit kanë hapur zjarr për të shpërndarë protestuesit në qytetin jugor Taiz.

Aktivistët dhe dëshmitarët thanë se trupat përdorën plumba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetra mijë protestuesit, që ishin tubuar në qytet për të kërkuar largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh.

Aktivistët thanë se disa njerëz janë plagosur nga plumbat.

Saleh e sundon Jemenin për 32 vjet.
XS
SM
MD
LG