Ndërlidhjet

Shmanget pengmarrja e aeroplanit


Policia italiane ka njoftuar se një person me origjinë nga Kazakistani ka provuar që të marrë peng një aeroplan nga Parisi në Romë. Qëllimi i kësaj tentative ka qenë ndrrimi i kahjes së udhëtimit, më sakt për të shkuar në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.

Personi që është arritur të ndalohet para se të realizojë planin e tij, vuan nga depresioni dhe nuk ka lidhje me grupe terroriste.

Policia e ka marrë në pyetje, Valeri Tolmashev, 48 vjeqar për pesë orë të tëra pasi ai ka kërcënuar pjesëtarë të ekuipazhit të aeroplanit me një thikë.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA ka raportuar se babai i dy fëmijëve, jeton në Paris dhe asnjëherë më parë nuk ka qenë në Itali. Raportohet gjithashtu se ai ka qenë këshilltarë i delegacionit të Kazakistanit në UNESKO dhe se ka probleme mendore.

Ai tani akuzohet për pengmarrje dhe tentativë për marrje peng të aeroplanit.

Në të njejtën kohë raportohet se pasagjerët që ishin në bord, ndihmua ekuipazhin që ta mbizotëroj Tolmashev gjatë udhëtimit me aeroplan i cili në fund ka arritur që të ulet në tokë pa problem.
XS
SM
MD
LG