Ndërlidhjet

Programi bërthamor i Iranit sulmohet sërish


Një zyrtar i lartë i ushtrisë iraniane ka njoftuar se vendi është goditur nga një virus i ri kompjuterik në një “luftë kibernetike” që po shkaktohet nga armiqtë.

Golamreza Xhalali, udhëheqësi i mbrojtjes civile i ka deklaruar agjencisë gjysmë zyrtare, “Mehr” se virusi i ri quhet “Stars” (Yjet), mirëpo nuk ka njoftuar se kush është caku i këtij sulmi të ri si dhe nuk është dhënë asnjë lajm rreth asaj se kur është zbuluar virusi.

Irani më parë është sulmuar edhe nga një virus tjetër i quajtur Stuxnet, i cili siç ishte raportuar ishte ndërtuar për të sulmuar programin bërthamor të Iranit.

Irani ka akuzuar SHBA dhe Izraelin, dy shtete këto që bësojnë se Irani është në ndërtim e sipër të armëve bërthamore për sulme. Xhalali ka thënë sot se virusi Stuxnet vazhdon të paraqesë rrezik potencial.
XS
SM
MD
LG