Ndërlidhjet

logo-print

Irani dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshjen e ekstradimit


Irani dhe Iraku e kanë nënshkruar marrëveshjen e ekstradimit, hapi i fundit drejt ngrohjes së marrëdhënieve në mes të dy vendeve fqinje që luftuan kundër njëra tjetrës gjatë viteve të 80-ta.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministrat e drejtësisë së dy vendeve në Teheran. Mediat iraniane kanë spekuluar se marrëveshja do të përdoret për ekstradimin e militantëve iranian për në Iran ku ata konsiderohen si terroristë.

Megjithatë, zëvendës ministri iranian i drejtësisë, Busho Ibrahim tha marrëveshja nuk do të përdoret për riatdhesimin e pjesëtarëve të “Muxhahedinëve të Popullit” sepse ata i konsideron kriminel.

Më herët gjatë këtij muaji, forcat e Irakut kanë bastisur Kampin Ashraf, vendi ku qëndrojnë grupi i cili e ka për qëllim që të rrëzojë qeverinë iraniane.

Sipas grupit të OKB-së për të drejtat e njeriut, 34 persona janë vrarë bastisjeve të 8 prillit në kamp i cili ishte ndërtuar në kohën e Sadam Hyseinit. Të njejtin, qeveria aktuale irakiane dëshiron ta mbyllë.
XS
SM
MD
LG