Ndërlidhjet

Kërkohet anulimi i garës në Bahrein



Aktivistët pro demokracisë në Bahrein kanë kërkuar nga pronari i Formula 1, Berni Eklston, që të caktojë termin të ri për garat në këtë vend, deri sa të përfundojnë protestat antiqeveritare, transmetuan mediat lokale.

Aktivistët kanë dërguar një letër të hapur në internet, përmes së cilës e ftojnë Eklstonin të mos lejojë të mbahet gara derisa në Bahrein të vendosen "të drejtat dhe liritë themelore të njeriut".

Gara për Çmimin e Madh të Bahreinit pritej të jetë e para në sezonin e ri, por më 13 mars ajo u shty për shkak të protestave në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG