Ndërlidhjet

Indi: Arrestohet organizatori i Lojërave të Komonueltit



Policia e Indisë ka arrestuar kryetarin e komitetit organizativ të Lojërave të Komonueltit 2010, Suresh Kalmadi, si dhe dy zyrtarë të tjerë nën dyshimet për korrupsion.

India shpresonte që lojërat t'i ndihmojnë të paralajmërojë ngrittjen e saj si superfuqi, por në vend të kësaj u përfol për korrupcion, me anulimin e afateve të ndërtimit dhe tejkalimin e shpenzimeve të parapara.

Zëdhënësija e byrosë qendrore të hetimeve në Nju Delhi, Darini Mishra, tha se qeveria është dëmtuar për rreth 31 milionë dollarë, që i janë paguar kompanisë zvicerane "Swiss Timing", edhe pse një kompani tjetër kishte ofruar pajisje të njëjta me çmime shumë më të ulta.
XS
SM
MD
LG