Ndërlidhjet

Sarkozi e Berluskoni përplasen rreth imigracionit



Presidenti francez Nikola Sarkozi do të qëndrojë sot në Romë për bisedime me kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Sarkozi e Berluskoni do diskutojnë mundësinë e një marrëveshje për forcimin e kufijve të Evropës.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur lidhur me imigrantët nga Afrika e Veriut që kanë hyrë ilegalisht në Itali e përpiqen të kalojnë në Francë.

Italia është ankuar se i duhet të përballet e vetme me valën e imigrantëve nga Tunizia dhe vendet e tjera afrikane pas trazirave në këto shtete.

Parisi e akuzon Romën se po përpiqet të shmangë përgjegjësitë duke lejuar imigrantët e paligjshëm që të kalojnë kufirin italian drejt Francës.
XS
SM
MD
LG