Ndërlidhjet

Evropianët aktivë në OKB kundër Sirisë



Franca, Gjermania e Britania në OKB po punojnë në hartimin e një teksti, i cili do të dënojë sulmet e forcave qeveritare siriane ndaj protestuesve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka bërë thirrje për hetime të pavarura pas informacioneve se forcat siriane vranë 39 njerëz e plagosën 70 të tjerë në qytetin jugor të Daras të hënën.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se po shikon mundësinë e sanksioneve të reja kundër Sirisë. Zëdhënësi Xhei Karnei tha se administrata Obama për javë të tëra ka kërkuar nga presidenti Bashar al Assad të respektojë premtimet për reforma.

I pyetur nëse sirianët kanë humbur besimin tek udhëheqësi i tyre Karnei deklaroi:

"Ashtu si për të gjitha vendet e tjera është në dorën e popullit të Sirisë të vendosë se kush duhet të jetë udhëheqësi i tyre. Padyshim që populli sirian dhe të drejtat e tij duhet të respektohen. Ata nuk duhet të sulmohen e as të vriten derisa shprehin shqetësimet e tyre", tha Karnei.

Presidenti Obama bisedoi me kryeministrin turk Erdogan lidhur me shqetësimet rreth dhunës në Siri.

XS
SM
MD
LG