Ndërlidhjet

Stefanoviç optimist për arritjen e kompromisit



Kreu i ekipit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviç pret rezultate konkrete në raundin e ri të bisedimeve të paraparë për në mesin e muajit maj.

Stafanoviç ka theksuar se në takimin e ardhshëm pritet arritja e kompromisit në çështje si librat amzë të regjistrimit, regjistrat kadastralë dhe liria e lëvizjes.

"Nuk ka gjasa të hapim çështje të reja për diskutim pa zgjidhur ato që janë nisur, pasi kjo vetëm do të grumbullonte problemet. Duhet t'i marrim hapat me rradhe dhe të arrijmë kompromise e zgjidhje për çështje të përditshme, çfarë është dhe ajo që presin nga dialogu shqiptarët, serbët dhe bashkësia ndërkombëtare", tha për mediat serbe Stefanoviç.
XS
SM
MD
LG