Ndërlidhjet

Kufijtë ulin Sarkozinë me Berluskonin



Presidenti francez Nikola Sarkozi ka arritur në Romë për bisedime me kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Tensionet mes dy vendeve janë rritur lidhur me imigrantët nga Afrika e Veriut që kanë hyrë ilegalisht në Itali e përpiqen të kalojnë në Francë.

Italia është ankuar se i duhet të përballet e vetme me valën e imigrantëve nga Tunizia dhe vendet e tjera afrikane pas trazirave në këto shtete.

Parisi e akuzon Romën se po përpiqet të shmangë përgjegjësitë duke lejuar imigrantët e paligjshëm që të kalojnë kufirin italian drejt Francës.
XS
SM
MD
LG