Ndërlidhjet

Kina fajëson murgjit tibetianë



Qeveria e Kinës i konfirmoi përleshjet në manastirin në Tibet në jugperëndim të vendit, por nuk i komentoi raportet se dy persona janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme tha se "në ditët e fundit, disa murgj në manastirin Kirti e kanë prishur rendin shoqëror", dhe se pushteti lokal në zonën Ngaba të provincës Siçuan ka urdhëruar edukim "kolektiv"në manastirin, me qëllim të ruajtjes së "rendit normal religjioz".

Trazirat në rajon shpërthyen në muajin mars kur një murg i ri i vuri zjarin vetes dhe vdiq në shenjë të protestës kundër qeverisë.
XS
SM
MD
LG