Ndërlidhjet

Përleshje të armatosura në Siri


Banorët thonë se zjarr artilerik dhe të shtëna nga armë automatike janë dëgjuar sot në qytetin jugor Dara të Sirisë.

Hyrja e djeshme e trupave siriane të mbështetura nga tanket në Dara, ishte përshkallëzimi më i madh në protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Të dhënat për numrin e viktimave ndryshojnë, por Amnesty International tha se të paktën 23 njerëz u vranë të hënën në Dara.

Raportohet se qindra simpatizantë të opozitës janë arrestuar në mbarë vendin.

Shtetet e Bashkuara po i konsiderojnë sanksionet e mëtejme kundër Sirisë, e cila ka qenë nën regjimin e sanksioneve amerikane prej vitit 2004 për shkak të mbështetjes së grupeve militante.

Departamenti i Shtetit ka kërkuar nga ekipi dytësor në ambasadën amerikane në Damask dhe familjet e trupit diplomatik të largohen nga Siria.
XS
SM
MD
LG