Stuhia e fuqishme në Shtetet e Bashkuara u ka marrë jetën të paktën dy personave në qytetin Arkansas, si dhe ka shkatërruar dhjetëra shtëpi. Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa mijëra persona janë evakuuar nga zona. Tornado dhe përmbytjet kanë shkaktuar probleme edhe në komunikacionin rrugor e hekurudhor.