Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se trupat kanë vrarë tre vetë, përfshirë këtu edhe një tregtar armësh të lidhur me al-Kaidën, gjatë një bastisjeje sot herët në mëngjes në Bagdad. Njëherësh është raportuar se dje nga një sulm me bombë është vrarë një ushtar amerikan. Policia e Irakut thotë se në Bagdadin Lindor nga një sulm me bombë janë vrarë tre civilë. Agjencia Associated Press informon se, sipas një zyrtari në Irak, gjatë vitit 2006, janë vrarë më se 16 mijë civilë, ushtarë dhe policë.
XS
SM
MD
LG