Ndërlidhjet

BAGDAD


Sami al-Askari, këshilltari i kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki thotë se Qeveria ka filluar hetimet lidhur me xhirimet filmike me telefon mobil gjatë ekzekutimit të Saddam Husseinit. Sipas agjencisë Reuters, ai ka thënë se zyrtarët po zhvillojnë hetime edhe lidhur me atë se si rojtarët janë lejuar që disa minita përa ekzekutimit, të tallen me Saddam Husseinin. Mbështetësit sunitë të Saddam Husseinit i kanë fajësuar zyrtarët shiitë të qeverisë, liderët e tjerë shiitë dhe Shtetet e Bashkuara, për kryerjen e ekzekutimit ndaj Saddam Husseinit.
XS
SM
MD
LG