Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair thotë se trupat britanike duhet ta vazhdojnë misionin e tyre në Irak dhe në Afanistan edhe gjatë vitit 2007. Në mesazhin për Vitin e Ri, të publikaur sot, zoti Blair shprehet se kërcënimi nga terrorizmi global vazhdon ta rrezikoj Britaninë dhe vendet e tjera dhe se ky është një nga shkaqet e rëndësishme që trupat britanike duhet të vazhdojnë "betejat në Irak dhe në Afanistan". Ai tha se mbetet i përkushtuar për të punuar për rifillimin e bisedimeve për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG