Ndërlidhjet

logo-print

KRIZAT BËRTHAMORE VAZHDUAN EDHE NË VITIN 2006


Charles Recknagel, Pragë Zgjerimi i armatimit bërthamor vazhdoi të ishte një nga shqetësimet kryesore në botë edhe gjatë vitit 2006. Megjithatë, duket se zhvillimet gjatë kësaj periudhe nuk ndikuan që këto shqetësime të zvogëlohen. Krizat më të mëdha janë ato lidhur me ambicjet bërthamore të Iranit dhe programi tashmë i njohur atomik i Koresë Veriore.

Sekretarja e jashtme britanike, Margaret Beket, më 1 qershor 2006 në Vjenë kërkoi që Irani ti shqyrtoj në mënyrë serioze propozimet ndërkombëtare:
- Janë dy rrugë përpara. Ne kërkojmë nga Irani që ta marrë rrugën pozitive dhe ti shqyrtoj seriozisht propozimet tona substanciale, që do të sjellin të mira të rëndësishme për Iranin, pat thënë Margaret Beket.

Në atë kohë ministrat e jashtëm të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimti dhe Gjermania, ishin pajtuar që ti ofrojnë Iranit një paketë stimuluese në përpjekjet për ta bindur Teheranin, që ti respektoj kërkesat e Kombeve të Bashkuara për t'u tërhequr nga programi i pasurimit të uraniumit. Në këto masa stimuluese përfshiheshin edhe ndihma për industrinë bërthamore energjetike të Iranit dhe garanca për pajisje afatgjatë me karburant përkatës. Kjo do të ndihmonte që Irani të mos ketë nevojë të prodhojë karburantin e vet bërthamor nëpërmjet të pasurimit të uraniumit, proces që poashtu mund të zbatohet në prodhimin e materialeve për armatim bërthamor.
Irani ishte përgjigjur ndaj këtyre masave stimuluese duke ofruar "bisedime" serioze me fuqitë botërore.

Ja se ç'deklaroi në qershor të vitit 2006, negociatori kryesor iranian për çështje bërthamore, Ali Larixhani:

- Nuk shoh arsye për të qenë skeptik. Ne dëshirojmë më tepër kohë për negociata. Këto negociata do të ishin shumë të rëndësishme për rajonin dhe ne mendojmë se çështjet dhe shqetësimet duhet të diskutohen. Duhet të arrihen edhe masat e mirëbesimit. Ne mund të lëvizim hap pas hapi për ti arritur këto synime, pat thënë Ali Larixhani.

Por, në të njejtën kohë, liderët më të lartë të Iranit sinjalizuan se nuk janë të gatshëm për të hequr dorë nga e drejta e tyre sipas marrëveshjeve ndërkombëtare për tu angazhuar në të gjitha aspektet e programit bërthamor, përfshirë këtu edhe pasurimin e uraniumit. Rrjedhimisht, në tetor të vitit 2006, Teherani shpalli se ka aktivizuar edhe sistemin e dytë të centrifugave për pasurimin e uraniumit. Në dhjetor të vitit 2006, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i ka tërhequr vërejtjen Bashkësisë ndërkombëtare, që të mos miratoj asnjë vendim që do ti kufizonte ambicjet bërthamore të Teheranit:

- Nëse ju vazhdoni me përpjekjet për ta ndalur progresin e programit bërthamor të Iranit dhe nëse ju ndërmerrni qfarëdo hapi kundër të drejtave të Iranit, si në aspektin propagandistik ashtu edhe në trupat ndërkombëtare, kjo nga Irani do të konsiderophet si akt armiqësor, pat thënë presidenti Ahmadinexhad.

Përfundimisht në dhjetor të vitit 2006, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën për sanksione të kufizuara ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Zyrtarët e lartë iranianë e kanë hedhur poshtë klëtë rezolutë.

Gjatë vitit 2006, u përshkallëzua edhe kriza lidhur me armatimin e konfirmuar bërthamor të Koresë Veriore. Gjatë një fjalimi në tetor të vitit 2006, ambasadori i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara, Pak Gil Jon, tha se vendi i tij kishte bërë një provë të suksesshme bërthamore nëntoksore:
- Jam shumë krenar me shkencëtarët dhe studiuesit tanë që bënë një provë të këtillë bërthamore shumë të suksesshme nëntokësore, tha Pak Gil Jon.

Ky test bërthanmor shkaktoi alarm në mbarë botën pasi ai demonstronte vendosmërinë e Phenianit për ta zhvilluar armatimin bërthamor, megjithëse bisedimet gjashtë palëshe synonin ndaljen e tij. Të pesë vendet që bisedojnë me Korenë Veriore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina Japonia dhe Koreja Jugore e patën dënuar provën bërthamore të Phenianit. Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit miratoi sanksione tregtare dhe të udhëtimit.

Por, Kina dhe Rusia, megjithqë dëshirojnë që Pheniani të ç'armatoset, ato poashtu thonë se frikësohen për stabilitet rajonal nëse kriza nuk zgjidhet në mënyrë paqësore. Kjo bënë që shpresa e madhe e Bashkësisë ndërkombëtare për mbylljen e krizës me Korenë Veriore të mbetet edhe mëtutje atje ku ishte para provës bërthamore – në bisedimet gjashtë palëshe.
XS
SM
MD
LG