Ndërlidhjet

BAGDAD


Këshilltari i kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki tha se Qeveria ka filluar hetimet lidhur me xhirimet filmike me telefon mobil gjatë ekzekutimit të Saddam Husseinit. Agjencia Reuters citon këshilltarin Sami al-Askiari të ketë thënë se zyrtarët po zhvillojnë hetime edhe për atë se si janë lejuar rojtarët që disa minuta para ekzekutimit, të tallen me Saddam Husseinin.Në xhirimin e publikuar, një rojtar thërret emrin e klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr dhe të afërmve të tij, të vrarë nga regjimi i Saddam Husseinit në vitet e 80-ta.
Mbështetësit sunitë të Saddam Husseinit fajësuan zyrtarët shiitë të qeverisë, liderët e tjerë shiitë dhe Shtetet e Bashkuara, për kryerjen e ekzekutimit ndaj Saddam Husseinit.
Në Samara ndërkaq mbështetësit sunit marshuan drejt faltoresë së bombarduar shiite, duke mbajtuar fotografi të ish diktatorit Hussein dhe një arkivol.
XS
SM
MD
LG