Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair tha se trupat britanike duhet ta vazhdojnë misionin e tyre në Irak dhe në Afganistan edhe gjatë vitit 2007. Në mesazhin për Vitin e Ri, të publikuar sot, Blair tha se kërcënimi nga terrorizmi global vazhdon ta rrezikojë Britaninë dhe vendet tjera, ndaj ky është një nga arsyet e rëndësishme që trupat britanike, të vazhdojnë "betejat në Irak dhe në Afanistan".
Blair gjithashtu tha se mbetet i përkushtuar për rifillimin e bisedimeve paqësore në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG