Ndërlidhjet

logo-print

VITI 2007 DO TË JETË I VËSHTIRË, THONË ANALISTËT


Albana Isufi

Viti që sapo hymë, sipas analistëve poltikë, nuk do të jetë aspak I lehtë për liderët kosovarë. Analisti Baton Haxhiu, thotë se vështirësive të këtij viti I paraprijnë problemet e grumbulluara në 2006-tën. “Viti I poshtër ka qenë 2006-ta. Gjithmonë pas vitit të poshtër, vjen viti I vështirë, dhe une konsideroj se viti 2007 nuk është vit I gëzimit, po vit në të cilin shumë gjëra do të na ngelin ne fyt”, thotë Haxhiu. Ilir Dugolli nga Instituti KIPRED konsideron se pritjet për statusin si dhe pakoja e të dërguarit të OKB-së për statusin Marti Ahtisari do të jenë ndër vështirësitë dhe sfidat kryesore për udhëheqjen kosovare. “ Sfida e dytë dhe e rëndësishme ka të bëjë me pakon dhe elementet e saj, se si do të reagojë udhëheqësia, se a do të jetë në gjendje që ta jetësojë atë pako dhe se si do të jetë në gjendje që t’I qaset asaj pakoje, si karshi bashkësisë ndërkombëtare ashtu edhe karshi qytetarëve lidhur me pjesët që mund të jenë të vështira për t’u kapërdirë, por edhe për t’u jetësuar”, thotë Dugolli.
Propozimin apo pakon për statusin I dërguari I OKB-së Marti Ahtsiari qe paraparë që ta publikonte në fund të 2006-tës, por prezantimi I saj u shty deri pas zgjedhjeve të 21 janarit të Serbisë.
Baton Haxhiu e sheh vetë këtë draft të z.Ahtisari si një ndër shumë problemet që liderët do ta kenë vështirë t’I përballojnë në 2007-tën. “E para është drafti I Ahtisarit; e dyta, decentralizimi; e treta, guximi për të shpallë pavarësinë; e katërta, njohja e pavarësisë nga shtetet; e pesta, zbatimi I decentralizimit; e gjashta, stabilzimi I politikës së brendshme; e shtata, përgatitja e zgjedhjeve dhe cikërrimat tjera, që janë peshë e madhe për liderët të cilët tashmë janë në guacën e tyre te konceptimit të së ardhmes”, thotë Haxhiu. Ai paralajmëron se nëse mbi të gjitha këto nuk ndërtohen dy koncepte - ajo e ikjes nga lufta e brendshme dhe gjeturia në procesin e pas statusit - atëherë sipas tij Kosova do të përballet me probleme të shumta me popullatën e saj, përfshire ketu edhe protestat. ”Nëse një qeveri është non-stop labile, fragjile dhe para rënies, nëse ende nuk e dimë se cili lider do përballet me tërë procesin, nëse e dime se Grupi I Unitetit është vetëm formal në 2-3 muajt e fundit, kam problem të përcaktoj dhe kjo është pyetje njëmiliondollareshe për sfidat kryesore për vitin e ardhshëm”, thotë Haxhiu. Ndërsa, Ilir Dugolli, konsideron se ekonomia dhe jostabilieti social do të jenë fusha që do t’u shkaktojnë vështirësi liderëve kosovarë në vitin që sapo hymë. Nëse jo që në fillim, Dugolli thotë se pakënaqësitë do të shfaqen kur të vendoset për statusin. “Në momentin kur veç pakoja e zgjidhjes të fillojë të kristalizohet, që sipas të gjitha gjasave ka mundësi që të shtyhet deri kah mesi I vitit, atëherë pjesa tjetër do të manifestohet gjithnjë e më tepër me çështjet e tilla të përditshme ekonomike dhe sociale”, thotë Dugolli. Analistët paraljmërojnë vështirësi edhe në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme ne Kosovë. Problemet e theksuara në fund të vitit 2006 mes pozitës dhe opozitës, siç thonë analistët, do të barten edhe në 2007-tën, për t’u theksuar më shumë në prag të zgjedhjeve. Zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të përgjithshme janë paraparë të mbahen tre deri në gjashtë muaj pas përcaktimit të statusit final të Kosovës.
XS
SM
MD
LG