Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Një prokuror ndërkombëtar më 19 dhjetor ka ngritur aktpadi kundër ish drejtorit të përgjithshëm të Aeroportit të Prishtinës, Ioan Woolett, nën dyshimin se ka marrë mito nga qytetarët e Kosovës për t’u punësuar në aeroport.
Në komunikatën e UNMIK-ut, thuhet se po atë ditë, prokuroria ka ngritur aktpadi edhe kundër 10 kosovarëve nën dyshimin për korrupsion. Dy prej tyre dhe Woolett, akuzohen se kanë marrë nga 3 mijë e 500 euro për të siguruar një vend pune.
Britaniku Woolett, është larguar nga Kosova në shtator 2005, ndërsa dyshimet e para për korrupsion në aeroport u shfaqën në verën e vitit 2004.
XS
SM
MD
LG