Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut i ka bërë thirrje presidentit të Irakut Jalal Talabani ta bllokojë ekzekutimin e dy zyrtarëve të lartë të regjimit të ish presidentit Saddam Hussein.
Louise Arbour tha se është e shqetësuar lidhur me drejtësinë në gjykimin që dënoi Husseinin, gjysmë vëllain e tij, Barzan Ibrahim al-Tikriti dhe ish kreun e gjykatës Awad al-Bandar. Thirrja e Arbour pasoi raportet se dy të fundit së shpejti mund të varen.
Ndërkohë, zyrtarët irakianë thanë se një person është marrë në pyetje për xhirimin e paautorizuar me telefon celular të varjes së Saddamit.
Ushtria amerikane tha se nuk ka patur asnjë rol në varjen, por shtoi se ekzekutimin me vdekje do ta bënte ndryshe nga irakianët.
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush nuk e ka parë videon e ekzekutimit të Saddam Husseinit sepse ai është i fokusuar për të "ecur përpara" në Irak. Zëdhënësi Tony Snow tha se është i rëndësishëm fakti që Hussein u ekzekutua pas një gjykimi që përmbushi standardet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG