Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet irakiane vazhdojnë të jenë të paqartë rreth ekzekutimit të dy zyrtarëve të lartë të regjimit të ish presidentit Saddam Hussein. Sipas disa raporteve, ish kreu i shërbimeve sekrete, vëllau i Saddam Husseinit, Barzan Ibrahim al-Tikriti dhe ish kreu i gjykatës Avad al-Bandar mund të varen sot.
Ndërkohë, zyrtarët irakianë thanë se nuk është caktuar ende ndonjë datë për ekzekutimin e tyre.
Më herët Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Louise Arbour i ka bërë thirrje presidentit të Irakut Jalal Talabani ta bllokojë ekzekutimin e këtyre dy zyrtarëve të lartë. Ndërkohë, zyrtarët irakianë thanë se një person është marrë në pyetje për xhirimin e paautorizuar me telefon celular të varjes së Saddamit.
XS
SM
MD
LG