Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Katër ish zyrtarë të lartë amerikanë kanë kërkuar që bota të lirohet nga armët bërthamore. Në një artikull në 'Wall Street Journal', ish Sekretarët e Shtetit Henri Kissinger dhe George Shultz, thonë se bota "po hyn në një epokë të re dhe të rrezikshme bërthamore", dhe u bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin një nismë për ndalimin e gjitha armëve bërthamore.
Artikulli është nënshkruar edhe nga ish Sekretari i Mbrojtjes Donald Perry dhe Sam Nunn, ish kryesues i Komitetit të Forcave të Armatosura.
XS
SM
MD
LG