Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen më së largu në nëntorin e këtij viti, tha sot shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt. Ai i ka bërë këto deklarata në pjesën veriore të Mitrovicës, pas një takimi me udhëheqës të Listës Serbe për Kosovën e Metohinë, nga të cilët ka kërkuar pjesëmarrje në zgjedhje dhe në institucionet e Kosovës. Wnendt tha me këtë rast se ky vit do të jetë tepër i rëndësishëm, nisur nga zgjedhjet në Serbi e posaçërisht për shkak se pritet shpalosja e propozimit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën Martti Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG