Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet irakiane vazhdojnë të jenë të paqartë rreth ekzekutimit të dy zyrtarëve të lartë të regjimit të ish presidentit Saddam Hussein. Sipas disa raporteve, ish kreu i shërbimeve sekrete, vëllau i Saddam Husseinit, Barzan Ibrahim al-Tikriti dhe ish kreu i gjykatës Avad al-Bandar mund të varen së shpejti.
Ndërkohë, zyrtarët irakianë thanë se nuk është caktuar ende ndonjë datë për ekzekutimin e tyre.
Shtëpia e Bardhë ka ftuar autoritetet irakiane t'i kryejnë ekzekutimet "me kujdes të duhur".
Më herët Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Louise Arbour ka ftuar presidentin e Irakut Jalal Talabani ta bllokojë ekzekutimin e këtyre dy zyrtarëve.
XS
SM
MD
LG