Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se varja e Saddam Husseinit duhej të kryhet "në mënyrë më dinjitoze".
Ai megjithate tha se ish diktatori irakian pati një "gjykim të drejtë" dhe mori drejtësinë, e cila iu mohua mijëra njerëzve gjatë sundimit të tij.
"Kuptohet, do të dëshiroja që procedimet të shkonin në mënyrë më dinjitoze, por sidoqoftë, atij iu dha drejtësia, që nuk u ishte dhënë mijëra njerëzve që ai kishte vrarë", tha Bush, për të shtuar se kryeministri Nuri al-Maliki e kishte siguruar atë se autoritetet irakiane do të hetojnë plotësisht se çfarë ndodhi gjatë ekzekutimit të Saddam Husseinit.
XS
SM
MD
LG