Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i posaçëm i KB Martti Ahtisaari, ka ndërmend ta paraqesë pa kurrfarë shtyrje propozimin për zgjidhjen e statusit të Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ka thënë zëdhënësi i Ahtisaarit Remi Durlo.
"Do t'i përmbahemi deklaratës së 10 nëntorit. Ahtisaari do ta paraqesë propozimin për zgjidhjen pa asnjë shtyrje pas zgjedhjeve të 21 janarit. Nuk ka ndryshime", ka thënë Durlo për Radion Evropa e Lirë. Presidenti serb Boris Tadiq dje ka thënë se do të ishte më mirë nëse Ahtisari, propozimin për statusin e Kosovës do ta shpallte pas formimit të qeverisë së re të Serbisë.
Tadiq ka thënë se në të kundërtën, negociatat për formimin e qeverisë mund të "ndërlikohen në çdo kuptim", dhe ka vlerësuar se propozimi i Ahtisaarit nuk do të jetë "shumë i përshtatshëm për palën serbe".
XS
SM
MD
LG