Ndërlidhjet

logo-print

DURLO:"PROPOZIMI I AHTISARIT MENJËHERË PAS 21 JANARIT"


Remi DURLO, zëdhënës i kryenegociatorit për statusin e Kosovës

RADIO EVROPA E LIRË
Gazeta vjenez "Presse" ka bërë të ditur se Marti Ahtisari do të propozoj "pavarësi të mbikqyrur" për Kosovën, menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi. A mund të konfirmoni këtë shkrim?

REMI DURLO
Nuk dëshiroj as ta pohoj dhe as ta mohoj. Ne nuk dëshirojmë të zbulojm përmbajtjen e këtij propozimi, gjithnjë përderisa ai nuk u prezantohet dy palëve. Kjo do të thotë se ne fillimisht me këtë propozim do të informojm Prishtinën dhe Beogradin dhe kjo do të bëhet menjëherë pas 21 janarit. Vetëm pastaj do të komentojm përmbajtjen e propozimit.

RADIO EVROPA E LIRË
Qeveria në Beogradi mendon se bisedimet për statusin e Kosovës duhet të vazhdojn. A mendoni se ende ka hapësirë për bisedime dhe si e shihni ju dhe zoti Ahtisari këtë çështje?

REMI DURLO
Ne i dijmë pozicionet e palëve. Beogradi dëshiron vazhdimin e bisedimeve, ndërsa Prishtina as që dëshiron të dëgjoj për ato. Ajo që mund të them është se propozimin do t'ua ofrojm të dyja palëve dhe pastaj presim komentet dhe sugjerimet e tyre për dokumentin. Çfarë do bëjmë pastaj mbetet të shihet, por kjo do të varet nga vërejtjet e bëra.

RADIO EVROPA E LIRË
Kur mendoni se zgjidhja për Kosovën do të gjendet në tavolinë?

REMI DURLO
Vështirë të thuhet. Kjo varet nga Këshilli i Sigurimit. Menjëherë pas 21 janarit të dyja palëve do t'u dërgojm propozimin, pasojnë sugjerimet dhe sa do të zgjasë ky proces nuk mund ta dijmë. Pas kësaj faze, me ose pa amendamente, propozimin final do ta dorëzojm te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Nga ai çast asgjë nuk do të varet nga ne. Kuptohet sekretarit të përgjithshëm do t'i duhet një kohë për ta bartur në Këshillin e Sigurimit. Në këtë fazë propozimi bëhet dokument zyrtar i Kombeve të Bashkuara. Sa do të zgjatë ky proces është shumë vështirë të thuhet.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se marsi mund të jetë afat realist për paraqitjen e dokumentit për statusin e Kosovës?

REMI DURLO
Këtë nuk mund ta them. Ajo që mund të them është se është reale që në mars dokumenti të gjendet në Nju Jork. Por, kur do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit nuk varet nga ne. Pra më duket reale që në atë periudhë propozimi final për statusin të gjendet në Nju Jork.

Intervistoi: B. TRIVIC
XS
SM
MD
LG