Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush raportohet se planifikon një sërë ndryshimesh të udhëheqësve ushtarakë dhe politikë, si pjesë e strategjisë së re për fitoren në Irak.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes nuk i kanë konfirmuar ndryshimet e mundshme.
Ndërkohë duke folur për strategjinë e re në Irak, Bush tha se ka për qëllim arritjen e objektivave amerikane atje.
"Do të jem i gatshëm ta paraqesë strategjinë e re për Irakun, diku rreth javës së ardhshme. Strategji kjo e cila do t'u ndihmoj irakienëve t'i arrijnë qëllimet për krijimin e një vendi që mund të qeverisë me vetën, të jetë i qëndrueshëm dhe të vetmbrohet. Pavarësisht, vendimit që do ta marr, do të ketë për synim arritjen e objektivave tona", tha Bush.
XS
SM
MD
LG