Ndërlidhjet

VJENË


Propozimi për statusin e Kosovës do t'u dorëzohet Prishtinës dhe Beogradit menjëherë pas 21 janarit, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Remi Durlo, zëdhënës i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.
Pas sygjerimeve të palëve, propozimi final do t'i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ka thënë Durlo për të shtuar se "nuk dëshiron as të pohojë dhe as të mohojë", shkrimin e gazetës vjeneze 'Presse', sipas të cilit Ahtisaari do të propozojë 'pavarësi të mbikqyrur' për Kosovën.
XS
SM
MD
LG