Ndërlidhjet

logo-print

GAZA/UASHINGTON


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas dhe kryeministri Ismail Haniyah nga fraksioni Hamas u dakorduan sot në Gaza për t'i tërhequr forcat e tyre në përpjekje për t'i dhënë fund luftimeve fraksionale.
"U pajtuam të heqim dorë nga dhuna në mënyrë që t'i lëmë menjëanë dallimet e brendshme, dhe të jemi të përkushtuar në dialog si metodë e vetme për zgjidhjen e problemeve", tha kreu i qeverisë Ismajl Haniyah.
Ndërkohë presidenti amerikan George Bush i kërkoi Kongresit 83 milionë dollarë ndihmë për forcat e sigurisë palestineze, të afërta me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abas.
XS
SM
MD
LG