Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës u kanë uruar besimtarëve ortodoksë festën e Krishtlindjeve.
Presidenti Fatmir Sejdiu në mesazhin e tij shprehu dëshirën që "të forcohen paqja dhe mirëkuptimi".
"Shpresoj që Krishtlindjet të promovojnë harmoninë dhe respektimin ndërmjet qytetarëve të Kosovës pa dallim feje", thuhet në mesazhin e zëvendës shefit të UNMIK-ut, Steven Shook.
Shefi i misionit të OSBE-së, Bernard Vnendt, ka shprehur dëshirën që "Kosova në vitin 2007 të përjetojë përparim më të madh në zhvillimin politik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave qytetare".
XS
SM
MD
LG