Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka vlerësuar se në rast të pavarësimit të Kosovës, Serbia do të ketë në disponim vetëm mjetet diplomatike.
Megjithate, Tadiq ka shtuar se do të ishte gabim që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me vendet që do të njihnin pavarësinë e Kosovës.
"Ideja e ndërprerjes së marrëdhënieve me botën, është ide e Sllobodan Millosheviqit", ka thënë Tadiq.
Presidenti serb gjithashtu ka shtuar se është gabim të dërgohen mesazhe se Serbia do të mbrojë Kosovën me forca të armatosura.
XS
SM
MD
LG