Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush i ka bërë të ditur ndryshimet në udhëheqjen ushtarake në Irak.
Gjeneral lejtnant David Petraeus do ta zëvendësojë komandantin e trupave amerikane në Irak, gjeneralin George Casey, ndërsa kreu i komandës së Paqësorit, admirali William Fallon, do të zëvendësojë gjeneralin John Abizaid, si komandant i shtabit qendror të forcave amerikane në Irak dhe Afganistan. Ndryshimet u propozuan nga Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates.
Ndërkohë, dy liderët demokratë në Kongres thanë se dërgimi i forcave shtesë në Irak do të dështojë, dhe se është koha për t'i dhënë fund luftës. Lideri i shumicës në Senat Harry Reid, dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, gjithashtu kërkuan nga presidenti Bush që të fillojë ripozicionimin e trupave amerikane në Irak në një afat prej 4 deri 6 muajve.
XS
SM
MD
LG