Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer paralajmëroi se stabiliteti në Ballkan varet se si do të zgjidhet statusi i ardhshëm i Kosovës.
Gjermania e cila kryeson presidencën e rradhës së BE-së, mund të kontribuojë në financimin e personelit të misionit civil evropian kur të vjen koha, ka thënë Shtajnmajer për gazetën gjermane 'Bild am Sonntag'.
"Do të merremi me Kosovën që në fillim të vitit", është përgjigjur shefi i diplomacisë gjermane në pyetjen se cilat janë problemet me të cilat do të ballafaqohet në 2007-ën.
Ai më tej ka thënë se "vendimi për statusin e ardhshëm të Kosovës është i lidhur me çështjen e stabilitetit në Ballkan, ndërsa BE-ja, e cila do ta merr përgjegjësinë nga Kombet e Bashkuara, do të bëjë gjithçka që është e mundur, ta parandalojë ndonjë konflikt të ri me Serbinë". Ai ka thënë se BE-ja synon "bashkësi funksionale" në Kosovë në të cilën "të gjithë qytetarët sikurse shqiptarët ashtu edhe serbët do të jetojnë në paqe dhe siguri".
XS
SM
MD
LG