Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në Kosovë besimtarët ortodoksë po festojnë Krishtlindjet Ortodokse. Në vendbanime të ndryshme serbe dhe në manastiret e kishat ortodokse janë mbajtur liturgji solemne, ku klerikët u kanë bërë thirrje serbëve që të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë.
Në liturgjinë solemne në Manastirin e Deçanit kanë marrë pjesë edhe shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather.
"Para së gjithash është me rëndësi që të jetojmë dhe të mbetemi në këto hapësira të shenjta të Kosovës", tha Peshkopi Artemije, duke iu drejtuar masës së besimtarëve ortodoksë në Manastirin e Graçanicës.
Krishtlindjet Ortodokse festohen sot edhe në disa vende të tjera të botës.
XS
SM
MD
LG