Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Disa persona janë vrarë nga vala e fundit e dhunës në Irak, derisa qindra arab sunitë kanë protestuar ndaj ekzekutimit të ish diktatorit Saddam Hussein.
Në zhvillime të tjera ushtria irakiane njoftoi se ka vrarë 30 militantë gjatë një përleshjeje të armatosur në Bagdad. Poashtu u njoftua për gjetjen e 27 trupave të pajetë.
Ndërkohë në dy incidente të ndara, gjashtë irakienë kanë humbur jetën në Bagdad ndërsa dy të tjerë në qytetin Hilla.
Nga ana tjetër armata e Shteteve të Bashkuara njoftoi për dy ushtarë amerikanë të vrarë.
XS
SM
MD
LG