Ndërlidhjet

VARSHAVË


Misioni i Vatikanit në Poloni njoftoi se Kryepeshkopi i sapoemëruar i Varshavës, Stanislav Vielgus, ka dhënë dorëheqje pasi pranoi se ka punuar për shërbimet sekrete polake në kohën e sistemit komunist në këtë vend.
Zëdhënësi i Vatikanit tha se ka qenë vendim i drejtë për të dhënë dorëheqje pasi Vielgus, ka pranuar bashkëpunimin me shërbimet sekrete.
Papa Benedikti i 16-të e kishte caktuar Stanislav Vielgusin, muajin e kaluar në vend të kardinalit anti-komunist Jozef Glamp.
XS
SM
MD
LG