Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeir ka tërhequr vërejtjen se stabiliteti në Ballkan varet nga ajo se si do të zgjidhet statusi i Kosovës. "Ne duhet të merremi me Kosovën që në fillim të vitit", i tha zoti Steinmeier gazetës Bild am Sonntag, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me problemin më të madh që e pret atë në vitin 2007. Sipas tij, Gjermania, që prej një janarit të këtij viti e kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, do të kontribuoj me financim dhe me personel për misionin civil evropian, kur të vijë koha. "Vendimi i ardhshëm për statusin është ngushtë i lidhur me çështjen e stabilitetit në Ballkan" tha Frank-Walter Steinmeier dhe shtoi se "BE-ja, që do ta marrë përgjegjësinë nga Kombet e Bashkuara, do të bëjë çdo gjë për të parandaluar çfarëdo konfliktesh të reja me Serbinë". Ai u shpreh se BE-ja synon një "bashkësi funksionale" në Kosovë "në të cilën, të gjithë qytetarët, si shqiptarët ashtu edhe serbët, do të jetojnë në paqe dhe siguri".
XS
SM
MD
LG