Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga dhuna e fundit në Irak janë vrarë shumë vetë. Armata e Irakut ka njoftuar se ka vrarë 30 militantë gjatë përleshjes së armatosur në Bagdad. Sot në këtë qytet janë gjetur edhe 27 trupa të pajetë me shenja të torturave. Në incidente të tjera, gjashtë irakianë janë vrarë në Bagdad, ndërsa dy në qytetin Hilla. Ushtria e Shteteve të Bashkuara sot ka njoftuar se pesë pjesëtarë të saj janë vrarë në Irak. Tre ushtarë amerikanë ishin vrarë sot në Bagdad nga një sulm me bombë, një ushtar vdiq dje nga të shtënat e armëve në Bagdad, ndërsa një pjesëtar tjetër i ushtrisë amerikane kishte vdekur të premten nga plagët që i kishte marrë nga përleshja luftarake në provincën Anbar.
XS
SM
MD
LG