Ndërlidhjet

SHKUP


Policia e Maqedonisë ka konfiskuar më tepër se 400 kilogramë kokainë të feshur në një kamion afër kufirit me Kosovën dhe ka arrestuar shoferin e kamionit, i dyshuar për kontrabandim me drogë, kanë thënë sot autoritetet. Sipas tyre, kjo sasi e kokainës, që mendohet se ka vlerën afro 50 milionë euro, ishte më e madhja që ndonjëherë është zënë nga autoritetet e Maqedonisë. Shefi i doganës së Maqedonisë, Vanço Kargov u tha reporterëve se kamioni ishte zbuluar pas informacioneve nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski ka njoftuar se kamioni ishte ngarkuar në portin e Tivarit në Mal të Zi dhe kishte hyrë në Maqedoni nga Kosova. Sipas tij, destinimi final ishte Greqia.
XS
SM
MD
LG