Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Komandanti i forcave luftarake amerikane në Irak tha se mund të duhen 3 vjet për t'u përmbushur qëllimet e amerikanëve atje. Por, gjeneral lejtnant Raymondo Odierno gjithashtu shfaqi shpresën se trupat irakiane do të mund ta kontrollojnë Bagdadin brenda disa muajve. Odierno i bëri këto komente ndërsa presidenti George Bush, këtë javë pritet ta shpallë strategjinë e re për Irakun.
Në zhvillime tjera, të paktën 9 irakianë janë vrarë dhe shumë janë plagosën, kur persona të armatosur kanë sulmuar nga prita një autobus që udhëtonte drejt aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG