Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot në Bagdad, vazhdon gjykimi për gjenocid i udhëheqësisë së përmbysur irakiane, pa krye të dyshuarin Saddam Hussein.
Gjashtë ish zyrtarët e lartë të partisë Baath, përfshirë kushëririn e ish presidentit, Hassan al-Majeed, akuzohen për vrasjen e kurdëve në vitin 1988.
Ndërkohë, Human Rights Watch tha se mbrojtja që kryeministri irakian Nuri al-Maliki i bëri ekzekutimit të Saddam Husseinit dhe planeve për ekzekutimin e dy bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, tregon se qeveria "nuk i përfill të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit". Organizata gjithashtu i bëri thirrje qeverisë irakiane të ndalë ekzekutimet e gjysëm vëllait të Saddamit dhe ish kreut të zbulimit Barzan Ibrahimi, si dhe ish kreut të Gjykatës Revolucionare të Irakut, Awad Hamed al-Bandar.
XS
SM
MD
LG