Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


KFOR-i nuk do të ndryshojë misionin e tij, të paktën deri në fillim të vitit 2008, tha komandanti i KFOR-it gjenerali Roland Kather.
Ai paralajmëroi se e tërë ajo që është arritur deri tash në Kosovë, mund të shkatërrohet nëse shfaqet dhuna. Gjenerali Kather tha se "njerëzit e armatosur, me maska, nuk janë veçse individë me prapavijë kriminale, por nuk përbëjnë struktura paralele ose grupe paramilitare".
Sipas tij, KFOR-i nuk parasheh ngritjen e numrit të ushtarëve gjatë muajve kur do të vendoset për statusin.
"KFOR-i do të kontribuojë për një ambient të sigurt tash dhe pas statusit, me mandat të njejtë, organizim të njejtë dhe numër të njejtë. Mendoj se nuk do të ketë ndryshime deri në fillimi të vitit 2008, e më pas të shohim se ku jemi, si do të jetë statusi dhe çfarë do të jetë situata në Kosovë", ka thënë komandanti i KFOR-it gjenerali Roland Kather.
XS
SM
MD
LG