Ndërlidhjet

TIRANË


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Këshilli i Evropës kanë përsëritur sot thirrjen për politikanët në Shqipëri që t'i kthehen bisedimeve dhe t'i zgjidhin mospajtimet rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale. "Ne kërkojmë nga liderët e të gjitha partive politike të dëshmojnë shkallën më të lartë të përgjegjësisë për arritjen e marrëveshjes. Kjo është qartazi në interes të Shqipërisë dhe reputacionit të saj ndërkombtarë", u tha në një kumtesë të përbashkët të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.
XS
SM
MD
LG