Ndërlidhjet

PRAGË


Rrethanat e reduktimit të sasisë së naftës ruse, që kalon nga Bjellorusia ndërkaq furnizon Gjermaninë dhe Poloninë mbeten të paqarta.
Zyrtarë polak thanë se furnizimi me naftë ruse u është ndërprerë mbrëmë.
Autoritetet bjelloruse thanë se reduktimi është pasojë e mosmarrveshjeve të fundit rreth çmimeve të naftës ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ministri gjerman i Ekonomisë Michael Glos ftoi të dyja vendet t'a zgjidhin problemin sa më parë.
"20 % e furnizimit të Gjermanisë me naftë, vjen nga ky naftësjellës në Bjellorusi, ndërkaq problemi i furnizimit ka prekur edhe Poloninë. Presim që Rusia dhe Bjellorusia do të mundësojnë rifillimin e furnizimit nga ky naftësjellës sa më parë të jetë e mundur", tha Glos.
XS
SM
MD
LG