Ndërlidhjet

MOSKË


Një delegacion i Bjellorusisë po qëndron në Moskë me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjes rreth shpërndarjes së naftës ruse në Evropë nëpërmjet Bjellorusisë. Për shkak të mosmarrëveshjeve të Moskës dhe Minskut dje është ndërprerë furnizimi i Gjermanisë dhe Polonisë me gazin rus ndërsa prej mbrëmë, me gaz nuk furnizohet as Çekia, Sllovakia dhe Hungaria.
Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek deklaroi se "nafta dhe gazi janë bërë pjesë e politikes neo imperiale të Rusisë".
Lidhur me këtë çështje, Vladimir Volkau nga kompania shtetërore që menaxhon naftësjellin e Bjellorusisë tha se Minsku po bënë përpjekje për të normalizuar furnizimin me gaz të vendeve evropiane.
"Mund t'ju sigurojë se kompania është e gatshme në të gjitha aspektet që të filloj menjëherë qarkullimin normal të naftës sapo të rregullohet nga ana e Rusisë", tha Volkau.
XS
SM
MD
LG